Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”

Në nder të festës flamurit presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ata gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe edhe tek kompleksi memorial “Adem Jashar”, tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, tek shtatorja e Ismail Qemajlit.

Ndërsa, kryeministri Kurti në Prekaz tha se 28 Nëntori lidhet me ngjarjet e rëndësishme historike të vendin tonë. Ai u shpreh se kjo ditë na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi.

“Datë themelore e identitetit kombëtar-shqipëtar, e që lidhet me ngjarjet më të rëndësishme historike tonat. Prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë, te Adem Jashari në Prekaz dhe padyshim që kjo është një ditë e cila na mbush me gëzim, me krenari dhe përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendim, për të shtuar demokracinë në vendin tonë, janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, tha Kurti, transmeton Express.

“Përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, për pavarësi e për bashkim”, u shpreh tutje kryeministri. /Gazeta Enigma.

Related Articles