Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Festivalin “DokuFest” në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani tha se “DokuFesti” e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.
“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, shkroi Osmani.
Festivali “DokuFest” ka nisur më 2 gusht dhe do të përfundojë sonte, më 9 gusht.