Osmani e Kurti në ceremoninë hapëse në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Osmani e Kurti në ceremoninë hapëse në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti po marrin pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Osmani ka shkruar se është e kënaqur të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij viti së bashku me kolegët nga e gjithë bota.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova është  e gatshmë të kontribuojë si partner i besueshëm.

“E lumtur të marr pjesë në ceremoninë e hapëse të ‘Turning the Tide’ të këtij viti në Konferencën e Sigurisë në Mynih së bashku me kolegë nga e gjithë bota.Kosova është e gatshëm të kontribuojë si një partner i besueshëm dhe ne mezi presim të takojmë kolegët dhe të marrim pjesë në diskutime thelbësore këtë fundjavë”, ka shkruar Osmani./Gazeta Enigma/

Related Articles