Osmani: E padrejtë dhe e paarsyeshme që Drafti për Asociacionin të mos ndahet edhe me opozitën

Osmani: E padrejtë dhe e paarsyeshme që Drafti për Asociacionin të mos ndahet edhe me opozitën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka insistuar që drafti i asociacionit të ndahet me liderët e opozitës.

Ajo thotë se shpreson që së shpejti autorët e draftit ta japin miratimin që ai të ndaht me opozitën.

“Meqenëse është kërkesë e vetë emisarëve ndërkombëtarë që mos t’i bëjmë publike komentet pa e bërë ata vetë publike draftin që e kanë propozuar, do ta respektoj këtë kërkesë, edhe pse mendoj se që nga fillimi ka qenë e padrejtë dhe tërësisht e paarsyeshme që ky draft të mos ndahen me liderët e opozitës, ata përfaqësojnë si parti politike qytetarë të Kosovës, kështu që si presidente kam insistuar që ky draft të ndahet edhe me ta dhe shpresoj shumë që së shpejti ata që janë autorë të këtij dokumenti do ta japin miratimin për një gjë të tillë”, tha ajo.

Related Articles