Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas vrasjes së një gruaje që dyshohet për doras të ketë bashkëshortin e saj në Graçanicë.
Osmani u shpreh tejet e shqetësuar me rastin derisa tha se se mizori të tilla që po vazhdojnë ta atakojnë shoqërinë kosovare, nuk duhet të tolerohen.
“Ky akt mizor nuk është një incident i izoluar, por një veprim shqetësues i dhunës ndaj grave që kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar”.
“Institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të dënimeve t`i japin fund femicidit. Fatkeqësisht, shohim tepër shpesh raste kur dhunuesit lirohen me dënime shumë më të ulëta sesa ato që parashihen me ligj”, shkroi Osmani.
Më tej e para e vendit i shprehu ngushëllime familjës së viktimës, derisa tha se e janë përkrah të gjithë atyre që kanë humbur familjarët për shkak të femicidit.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji burrit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij. /Gazeta Enigma