Kosova tani ka një ambasadore të re në Portugali.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka emëruar Edona Malokun, ambasadore të Kosovës në Potugali.
Në platformën X, Osmani ka thënë se është e kënaqur me emërimin që e ka bërë duke e quajtur Malokun një akademike dhe profesioniste e dalluar.
“Jam e bindur se njohurit dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme, ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit tonë Portugalisë”, ka thënë Osmani. /Gazeta Enigma