Osmani, Finerit: Të hiqen masat e BE-së – roli i ShBA-së, përcaktues në dialog

Osmani, Finerit: Të hiqen masat e BE-së – roli i ShBA-së, përcaktues në dialog

“Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA, për të adresuar sfidat e sigurisë”.

Kështu ka thënë presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.

Kosova, tha presidentja, “është e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023”.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i ShBA-së është përcaktues në dialog”, ka theksuar presidentja Vjosa Osmani.

Related Articles