Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemin.
Sipas Osmanit, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte është shumë me rëndësi që të mbrohet e vërteta dhe të vendoset drejtësia.
“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, ka thënë Osmani, sipas komunikatës së Presidencës.
Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi Presidentes Osmani Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast Presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.