Osmani i bën thirrje BE-së: Në këtë moment kritik, qëndroni pranë nesh të palëkundur

Osmani i bën thirrje BE-së: Në këtë moment kritik, qëndroni pranë nesh të palëkundur

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, ka bërë thirrje që vendet e Bashkimit Evropian të qëndrojnë pranë Kosovës.

Osmani nisi adresimin e saj duke përmendur presidentin historik, Ibrahim Rugova, teksa tha se Kosova ka ecur dhe do të ecë përkrahë institucioneve evropiane.

“Liri, pavarësi, demokraci”. Këto tri fjalë të fuqishme nuk kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e me zë të lartë nga ish presidenti Rugova. Kanë qenë vizion i pavarësisë së Kosovës e sot janë flakadan i pavarësisë. Para 25 vitesh presidenti historik Rugova këtu u nderua me çmimin Saharov, atë ditë ai u prezantua si njeriu që është zëri i popullit të tij. Presidenti Rugova kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur. Në mes të luftës teksa tanket hynin në vendlindjen time time në Mitrovicë unë isha 15 vjeçe në atë kohë, e mbaj mend se ai fjalim nga dha shpresë. Jo vetëm që po dëgjoheshim. Jam këtu për të ju thënë Faleminderit.

Jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës dhe në këtë moment kritik iu bëjë thirrje të qëndroni të palëkundur pranë nesh, jo pse jemi pjesë e familjes së kombeve që përbëjnë komunitetin evropian, por edhe pse vlerat që prezanton ai janë pjesë themelore e jona. Ne, populli i Kosovës kemi ecur krah për krah me institucionet evropiane, vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe do të qëndrojmë përkrah derisa e shtyjmë kontinentin tonë drejt një Evrope të bashkuar të lirë e në paqe. Sot qëndroj para jush edhe si lidere e evropianëve më të rinj. Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian. Kur shpalli pavarësinë në vitit 2008 në mungesë të himnit tonë, Kosova jehoi me himnin evropian”, tha ajo ndër të tjera.

Kujtojmë, është hera e parë që një president i Kosovës po iu adresohet eurodeputetëve.

Related Articles