E tmerrshme: Dyshohet se disa persona kanë dhunuar një vajzë të mitur në Prishtinë

E tmerrshme: Dyshohet se disa persona kanë dhunuar një vajzë të mitur në Prishtinë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prishtinë, ku disa persona dyshohet se kanë keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nëna e viktimës ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi e bija është vonuar për t’u kthyer në shtëpi dhe ajo dyshon se është viktimë e keqtrajtimit nga disa persona të panjohur.

Në kuadër të veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë marrë dëshminë e të miturës e cila është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe të prindit të saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles