Osmani: Kam besim që Kongresi do ta mbështesë shitjen e “Javelin”, e rrisin sigurinë në Kosovë e rajon

Osmani: Kam besim që Kongresi do ta mbështesë shitjen e “Javelin”, e rrisin sigurinë në Kosovë e rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketa kundërtanke, Javelin. Osmani tha se ka besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë e në rajon.

Osmani tha se kështu republika po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të fuqizimit të kapaciteteve të mbrojtjes.

“Siç u tha në Deklaratën thelbësore të Qeverisë amerikane: “Kjo shitje e propozuar do t’i mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes.”

Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme për vendin më proamerikan në botë, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajonin tonë, si dhe në kontinentin evropian.” – ka shkruar Osmani.

Related Articles