Osmani kujton Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

Osmani kujton Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Osmani tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes.

“Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!”, tha Osmani.

Ish-presidenti i Finlandes Martti Ahtisaari, vdiq sot në moshën 86-vjeçare. / Gazeta Enigma.

Ahtisaari udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës.

Ai në vitin 2008 mori çmimin Nobel për paqe.

Related Articles