Lajçak: Ahtisaari ishte gjigant i politikës së jashtme

Lajçak: Ahtisaari ishte gjigant i politikës së jashtme

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Ai e ka cilësuar Ahtisaarin gjigant të politikës së jashtme.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit finlandez dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme. I vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij. Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti, kjo mbetet më e vërtetë se kurrë”, ka shkruar ai në platformën X.

Related Articles