Osmani: Lirimi i policëve nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për agresion ndaj Kosovës

Osmani: Lirimi i policëve nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për agresion ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës që u rrëmbyen para gati dy javëve nga njësitë speciale të Serbisë.

Osmani tha se kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia.

Ajo i falënderoi miqtë ndërkombëtar për ndihmën e ofruar në lirimin e tyre.

E para e vendit tha se shteti serb ka kryer shkelje të Marrëveshjes Teknike Ushtarake me NATO-n.

“3 policët e Kosovës janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës”, tha Osmani.

Related Articles