Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të “Brdo-Brijumit”, të mbajtur në Slloveni, raporton Gazeta Express.
Në tryezën pas Samitit, ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, mori pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të Brdo-Brijumit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të presidentit malazez në Facebook, ndërsa janë publikuar edhe disa fotografi.
LEXO EDHE: Pas samitit Brdo-Brijun, Pahor: Presidenti Vuçiq nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën
Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun” u zhvillua në një atmosferë të tensionuar në fillim, me këmbimin e disa replikave ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq
Sipas pohimeve të burimeve të gazetës serbe “Vecernje Novosti”, të konfirmua pas takimit nga presidenti serb, përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm. Këto konkluzione i kundërshtoi paraprakisht Aleksandar Vuçiq.