Osmani ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim pas aksionit humanitar në Turqi

Osmani ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim pas aksionit humanitar në Turqi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim pas kthimit nga aksioni humanitar në Turqi.

Me këtë rast Osmani u ndau një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Në takim me vullnetarët e kësaj shoqate, Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Related Articles