“Kosova dhe Serbia ta mbyllin marrëveshjen të hënën”

“Kosova dhe Serbia ta mbyllin marrëveshjen të hënën”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të hënën kur është edhe takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Kuti dhe presidentit serb Vuçiq duhet të mbyllet marrëveshja.

“I vetmi vend në botë që s’i konvenon marrëveshja është Rusia. Është vendi i vetëm Rusia i cili nuk e dëshiron një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ata kanë dëshirë që kjo çështje të mbetet e hapur, qoftë për destabilizim, qoftë për ta përdorur si shembull. Të hënën mundet me e mbyllë marrëveshjen, jo vetëm me dhënë sinjale pozitive”, tha Haradinaj.

Haradinaj, në Kuvend, tha se përpos aspektit të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova duhet ta fusë në marrëveshje edhe komponentën financiare në mënyrë që të ndalen rrjedhjet buxhetore në veri të vendit.

“Përveç zotimeve politike dhe të sigurisë që Kosova merr në marrëveshje është me rëndësi trajtimi serioz i pakos financiare”.

“Kosova nuk mbledh tatim në veri të vendit, ndërsa ka edhe elemente tjera që e vështirësojnë situatën buxhetore të Kosovës në raport me veriun. Unë besoj shumë që është një moment i mirë që kryeministri i Kosovës ti kërkon Amerikës dhe BE-së edhe ndihmë financiatre por edhe investime por edhe përkrahje ekonomike, për të zbatuar rendin dhe ligjin në veri, por edhe zhvillimin ekonomik por pa rrjedhje të vazhdueshme buxhetore të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles