Osmani në BBC për Asociacionin: Kosova nuk ikë nga obligimet

Osmani në BBC për Asociacionin: Kosova nuk ikë nga obligimet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një tjetër intervistë për mediat ndërkombëtare, kësaj radhe për BBC News.

Ajo foli për marrëveshjet e fundit të arritura në Ohër e Bruksel, përfshirë këto të fundit, të pagjeturit dhe “mosarritjen” e marrëveshjes për Asociacionin.

Përderisa për të parët deklaroi se është një prej arritjeve më të mira, shkaku i asaj se preket direkt jeta e njerëzve, për të dytën pohoi se Kosova si shtet nuk po i ikë obligimeve, porse do të pranojnë një Bashkësi të Komunave me Shumicë Serbe konform standardeve ndërkombëtare, e jo instrumente që cenojnë shtetësinë.

“Të gjitha marrëveshjet duhet të shtyhen për t’u zbatuar. Kosova nuk po ikë nga obligimet e saj. Ajo çka jemi të gatshëm të ofrojmë është të japim gjithçka bazuar në standardet evropiane për t’i akomoduar të drejtat e serbëve. Por, jo t’i japim Serbisë një instrument përmes të cilit ata vazhdimisht do të cenojnë Kosovën si shtet i pavarur,” – tha veç tjerash Osmani.

Në anën tjetër, ajo hodhi kritika ndaj palës serbe për destruktivitet, pasi deri më tani janë arritur gati 40 marrëveshje me shumicën që nuk janë zbatuar, ndërsa kërkojnë vazhdimisht të flitet për Asociacionin.

Related Articles