Osmani në Hungari: Aleancat me ShBA-në, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë

Osmani në Hungari: Aleancat me ShBA-në, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në Universitetin “Eötvös Loránd”, gjatë vizitës që po zhvillon në Hungari, ku ka folur mbi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Në fjalimin e saj, Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike dhe se aleanca me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partneriteti me aleatët e NATO-s janë në ADN’ë e shtetësisë së vendit dhe se përbëjnë shtylla të qëndrueshmërisë rajonale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e hapësirës euroatlantike.

“Në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, Presidentja Osmani u ndal te roli i arsimit si urë lidhëse mes kombeve dhe si themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që studentët nga Kosova kanë marrë ndër vite nga Universiteti Eötvös Loránd dhe nga institucionet hungareze”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Ajo ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë kanë potencial të madh për t’u thelluar në fusha si energjia e ripërtrishme, turizmi, teknologjia dhe arsimi, duke nënvizuar se përparimi i qëndrueshëm ndërtohet mbi investimin në rini dhe në krijimin e urave të mirëkuptimit ndërkulturor.

Related Articles