Osmani në New York: Me mbështetjen e mërgatës sonë, Kosova do të jetë më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

Osmani në New York: Me mbështetjen e mërgatës sonë, Kosova do të jetë më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Osmani.

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj  kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka Osmani.

Related Articles