Osmani në takim me Baker: Mbështetja e Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO është jetike

Osmani në takim me Baker: Mbështetja e Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO është jetike

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David Baker.

Osmani tha se kur Amerika qëndron përkrah Kosovës, vendi është më i fort, më i sigurt dhe më i zhvilluar.

“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet”, tha Osmani.

Tutje, ajo u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv strategjik, ndërsa mbështetja e Shteteve të Bashkuara është jetike në këtë proces.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike”, deklaroi Osmani.

Related Articles