Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me një pjesë të mërgimtarëve në Dallas të Teksasit, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se ishte një gazim i madh për të që të zhvillojë këtë takim.
“Në kohë sfidash, secili anëtar i diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara ka shërbyer me vendosmëri si ambasador i Kosovës, duke mbrojtur kauzat tona dhe duke mbështetur në mënyrë të palëkundur aspiratat tona kombëtare”, ka thënë Osmani.