Llapi barazon ndaj Gjilanit dhe i zbeh gjasat për titullin kampion

Llapi barazon ndaj Gjilanit dhe i zbeh gjasat për titullin kampion

Gjilani dhe Llapi kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste nga të dy ekipet, golat nuk kishte.

Hamdi Namani i Llapit ishte dy herë në pozitë ideale, por gjuajtjet e tij nuk e qëlluan cakun.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani arriti të kalojë në epërsi me golin e shënuar nga Senad Jarovic që në minutën e 46-të për 1-0.

Por për më pak se dhjetë minuta, Llapi arriti të barazojë me të zakonshmin, Muhamet Hyseni, që shënoi në minutën e 55-të për 1-1.

Llapi mbeti me dhjetë veta në fushë në minutën e 90-të, por nëntë minutat e kohës shtesë nuk dhanë gola të tjerë.

Pas barazimit, Llapi mbetet i dyti me 65 pikë, por tani katër më pak se sa Ballkani që është lider. Gjilani me 36 pikë mbetet në vendin e tetë me 36 pikë. 

Related Articles