Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të drejtohet nesër para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, adresimi i saj nis në orën 09:30, shkruan Gazeta Enigma.
Pos kësaj, deputetët më pas do ta mbajnë edhe një seancë e cila është paraparë të nisë në orën 10:00 dhe në rend dite ka “Shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025“./GazetaEnigma/