Osmani ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

Osmani ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z. Haki Rugova, ish-kryetar i komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e Osmanit.

Osmani, ka thënë se Haki Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për Haki Rugovën”, përfundon telegram i Presidentes Osmani.

Haki Rugova ka ndërruar jetë sot në moshën 65 vjeçar. /Gazeta Enigma/.

Related Articles