Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit, raporton Gazeta Enigma.
Ajo e quajti Bukoshin “një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq”.
“Dr. Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë. Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri”, theksoi presidentja.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”. / Gazeta Enigma.