Osmani për draft-statutin: Të shkojë në Kushtetuese, duhet të sigurohemi se s’do të krijohet një Republikë Serbe

Osmani për draft-statutin: Të shkojë në Kushtetuese, duhet të sigurohemi se s’do të krijohet një Republikë Serbe

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë para takimit të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, se Kosova është e përkushtuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, teksa draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Në një konferencë për media, e para e vendit tonë e quajti të rëndësishme vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Beogradit zyrtar dhe forcimin e kontrollit të kufirit me Serbinë, në mënyrë që të pamundësohet futja e armatimit dhe grupeve të ngjashme me ato të sulmeve të 24 shtatorit në Banjska.

Ajo ka folur edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për të cilin tha se Kosova është palë konstruktive.

Teksa ka folur për draft-statutin për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani tha se ky dokument duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuesja dhe duhet siguruar se nuk do të ketë krijim të një Republike Serbe. /KP

Related Articles