Osmani për dy kadetët që diplomuan në SHBA: Nuk mund të jemi më krenarë për ta!

Osmani për dy kadetët që diplomuan në SHBA: Nuk mund të jemi më krenarë për ta!

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas diplomimit të dy kadetëve nga Kosova , Andin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se përkushtimi dhe puna e tyre e palodhur kanë dhënë rezultat, raporton Gazeta Enigma.

“Ne nuk mund të jemi më krenarë për ta!”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

“Në diplomimin e tyre, Joe Biden ishte aty për të uruar këta liderë të rinj të shquar. Ata do të sjellin aftësitë dhe përvojat e tyre të reja në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të gatshëm për t’i shërbyer dhe mbrojtur vendin e tyre”, u shpreh tutje Osmani.

“Ja si duket ekselenca!”, përfundoi e para e shtetit. /Gazeta Enigma

Related Articles