Osmani përkujton heroin Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, thotë se duhet drejtësi

Osmani përkujton heroin Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, thotë se duhet drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Ilir Konushevcin dhe mjekun tropojan dhe njëkohësisht dëshmorin, Hazir Mala, në 24 vjetorin e rënies së tyre.

Osmani tha se konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilir Konushevcit.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Mes tjerash, Osmani ka shtuar se sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Mala, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet.

“Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Osmani. 

Related Articles