Shqipëri: Pamje nga shtëpia ku u gjet kanabis, arrestohet 34-vjeçari

Shqipëri: Pamje nga shtëpia ku u gjet kanabis, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Kurbinit ka njoftuar sot arrestimin e një 34-vjeçar pasi kishte përshtatur banesën në ambient për kultivimin e kanabis sativa.

Në një postim në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe pamjet nga aksioni i policisë, policia ka shtuar se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. J.(P.), u evidentua një dhomë, brenda së cilës u gjetën 19 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në kova, me anë të instalimeve elektrike me llamba, aspiratorëve dhe tubacioneve të ujit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Lidhur me këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, shtetasja R. Ll., 46 vjeçe, banuese në Laç, me detyrë faturiste e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Related Articles