Osmani pret në kabinet këngëtaren Elvana Gjata

Osmani pret në kabinet këngëtaren Elvana Gjata

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka pritur sot në kabinetin e saj, këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja Gjata, përmes një statusi në facebook, ndërsa ka ndarë dhe fotografi nga momenti i takimit me presidenten Osmani.

Siç shihet në pamje, Elvana Gjata edhe i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani, albumin e saj ‘’Çelu’’, të realizuar së fundit.

”E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët”, shkruan Elvana Gjata mes tjerash.

Thank you for having me Presidente Vjosa Osmani ????E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempowerement #çeluPosted by Elvana Gjata on Tuesday, June 29, 2021

Related Articles