Osmani: Serbia është “trampolinë” e Rusisë në Ballkan

Osmani: Serbia është “trampolinë” e Rusisë në Ballkan
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se shqiptarë e Maqedonisë së Veriut janë urë e fortë lidhëse mes të dyja vendeve.

Sipas saj, ekziston vullneti i madh i Kosovës që ta rrisin bashkëpunim ndërmjet dy shteteve  në mënyrë që të thellohen raportet edhe më tutje.

“”Maqedonia tashmë është pjesë e NASTOS-a aty ku ne synojmë të avancohemi por procesi i integrimit evropian mbetet prioritet mbi prioritet dhe është proces që ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Përkundër që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave BE nuk e ka mbajtur premtimin”, ka thënë ajo.

Ne presim edhe më tutje përkrahjen e Maqedonisë së Veriut në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Kosova dhe rajoni jonë akoma ballafaqohet me rreziqe  të mëdha të sigurisë për shkak të tendencave destabiluzuese të Rusisë përmes Serbisë. Si Republikë e Kosovës jemi të përkushtuar që të punojmë me të gjithë partnerët tonë ndërkombëtar në mënyrë që të parandalohen ndikime të tilla destabilizuese”, ka thënë ajo.

Rajonit tonë i duhet ecje me hapa konkret drejt integrimit evropian dhe paqe, mirëpo që nuk mund të arrihet nëse depërton ndikimi i Rusisë përmes trampolinës së vet, Serbisë. Shpresoj që me kalimin e kohës do të rritet edhe shkëmbimi tregtar, ai kulturor, në inovacion e teknologji. Njerëzit tanë duan bashkëpunim sa më të madh”, tha ajo./Gazeta Enigma.

Related Articles