Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
“Jam këtu përpara jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje. Kjo situatë ka qenë e evitueshme por ata nuk zgjodhën interesin e vendit. Andaj sot kam nxjerr dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, dhe po e kryej obligimin tim kushtetues”, tha Osmani në konferencën e sotme.
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës
