Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për festivalin Sunny Hill, duke thënë se ky festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.
“Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale”, shkroi Osmani.
E para e shtetit tha se përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen.
“Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha”.
“Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës!”, deklaroi në fund Osmani.