Presidenca ka njoftuar se Osmani këtë të hënë ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook ata kanë njofuar “gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në pajtim me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”.
“Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit, si dhe për koordinimin lidhur me një sërë çështjesh që do të trajtohen aty”, thuhet në njoftimine tyre.
“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë”. /Gazeta Enigma/