Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj yllin botëror të muzikës me prejardhje shqiptare, Bebe Rexhën, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë.
“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke bashkangjitur fotografi nga takimi.
“Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”, shtoi Osmani. /Gazeta Enigma