Presidenca e Kosovës ka treguar listën e plotë të aktorëve politikë që presidentja Vjosa Osmani takoi, gjatë Samitit të NATO-s të mbajtur në Washington të SHBA-së, njofton Gazeta Enigma.
E para e vendit u ftua në Samit nga Presidenti Joe Biden, ku mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, si dhe në aktivitetin e hapjes së Samitit nga Sekretari Blinken,
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidentja Osmani pati mundësinë të bisedojë me zyrtarë të lartë shtetëror amerikan, përfshirë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden; Sekretarin e Shtetit Antony Blinken; Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien; Michael Carpenter, Drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve; Kryetaren e Nderit të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisten Nancy Pelosi; Senatorët Jeane Shaheen, Chris Murphy dhe Amy Klobuchar; Kongresistët: Keith Self, Pete Sessions, Gary Palmer dhe Zach Nunl; Ambasadoren Geeta Gupta, udhëheqëse e zyres së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave; Ambasadoren Melanne Verveer nga Georgetoën Institute, ish-përfaqësuese e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave.
Përgjatë Samitit, Presidentja po ashtu kishte mundësinë të bisedojë me Presidentin e Francës; Emanuel Macron; Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović; Presidentin e Finlandës, Alex Stubb; Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer; Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau; Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen; Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas; Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Fried; Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev; Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama; Sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy; Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analenna Baerbock; Ministrin e Jashtëm të Holandës, Caspar Veldkamp; Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis; si dhe përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse.
Presidentja Osmani, po ashtu me ftesë të Sekretarit Blinken mori pjesë në aktivitetin e hapjes së Samitit të NATO-s dedikuar Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë.
Me ftesë të Presidentit Biden mori pjesë në takimin përmbyllës të Samitit të NATO-s, për shtetet e përfshira në Iniciativën “Compact Ukraine”.
Mori pjesë në pritjen e organizuar nga Atlantic Council dhe Munich Security Conference për nder të 75 vjetorit të NATO-s.
Mori pjesë në pritjen zyrtare të NATO Public Forum, organizuar nga Misioni i Francës.
Bëri homazhe në nderim të ushtarëve amerikanë në Varrezat Kombëtare në Arlington. /Gazeta Enigma