Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Komunitetit Egjiptian, duke thënë se ata përbëjnë pasuri për Kosovën.
“Komuniteti egjiptian i Kosovës e pasuron diversitetin tonë kulturor. Ata janë pjesë e historisë sonë dhe e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ne angazhohemi çdo ditë që shteti ynë të jetë shtëpi e të gjithëve, pa dallim. Të dashur egjiptianë të Kosovës, urime dita juaj!”, ka shkruar Osmani në Facebook.