Osmani uron infermierët për ditën e tyre: Jemi krenarë me punën tuaj

Osmani uron infermierët për ditën e tyre: Jemi krenarë me punën tuaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Inferimerëve.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë ditë urime të përzemërta për të gjithë infermieret/ infermierët, të cilët përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë COVID-19, janë jo vetëm shpresa, por edhe ata që e kanë barrën më të madhe të punës.

“Në këtë ditë, dua në veçanti të nderojë kontributin e shumë infermiereve anekënd Kosovës të cilat së shpejti arrijnë moshën e pensionimit dhe të cilat e ushtrojnë këtë profesion prej mbi 40 vitesh. Në mesin e tyre edhe nëna ime, e cila që nga mosha 18 vjeçare e deri sot me mbi 4 dekada kontribut, asnjëherë nuk e humbi vullnetin e zellin për t’i shërbyer pacientëve”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma/

Postimi i plotë:

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Në këtë ditë, urime të përzemërta për të gjithë infermieret…Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, May 12, 2021

Related Articles