OVL e UÇK-së: Për hyrjen e KFOR në veri, s’ka pasur nevojë për negociata

OVL e UÇK-së: Për hyrjen e KFOR në veri, s’ka pasur nevojë për negociata

Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai në një deklarim për Gazetën “Enigma” tha për një marrëveshje të tillë nuk është dashur fare të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR-i do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë.

“Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina. Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur. Për futjen e KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel”, ka thënë ai.

Sipas tij “bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve”./Gazeta Enigma.

Related Articles