Ka përfunduar edhe një raund negociatash në Bruksel për BQK-në në nivel kryenegociatorësh, por pa asnjë rezultat. Në këtë raund nuk ka pasur takim të përbashkët, ndërsa kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi e ka quajtur “takim koti”.
Bislimi, tha pas takimit tha se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. “Ata kanë paraqitur propozimin e tyre”, tha Bislimi.
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje. “Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai.
Javën e ardhshme pritet të zhvillohet edhe një takim tjetër.