Vëllai i Jetlira Elezit që u vra nga burri kërcënon 37-vjeçarin: ”Pa t’i vra 4 pjestarë, s’shkoj tek varri”

Vëllai i Jetlira Elezit që u vra nga burri kërcënon 37-vjeçarin: ”Pa t’i vra 4 pjestarë, s’shkoj tek varri”

Vëllai i Jetlira Elezit, 37-vjeçares e cila u vra një ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici, në një banesë që çifti kishte marrë me qira në Elbasan, ka kërcënuar autorin dhe familjarët e tij se do t’i vrasë.



Sokol Elezi, në një postim në rrjetet sociale, zotohet se do të hakmerret për gjakun e motrës së tij.

‘U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote…

Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop q*m do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi…

Skam ca hum un mor tq*fsha ate burrnin qe ti paske pas Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti Ropt do ju q* qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men!’– shkruan ai.

Si Elezi, ashtu edhe Mici kishin fëijë nga martesat e para. Të dy punonin ku të mundnin, Jetlira në një fast food dhe Ramizi merrej me gipse në ndërtim.

Viktima mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja e tij. Vajza e viktimës fatmirësisht nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja pasi ishte te babai.

Autori ishte nga fshati Selitë në Mollas, ndërsa viktima nga një fshat i Belshit. Shkaku i mosmarrëveshjeve në çift dyshohet të jetë xhelozia. Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit i cili u largua fill pasi kreu vrasjen. Uniformat blu thonë se po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Related Articles