Një i vdekur dhe 918 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 918 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2 mijë e 557 testime, 918 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton gazeta Enigma.



Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Në 24 orët janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.256 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.608 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 1.401 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 9.926./Gazeta Enigma/

May be an image of text

Related Articles