Në seancën e cila po mbahet sot (e mërkurë), është shtyrë votimi i rezolutës së opozitës kundër shtrenjtimit të energjisë, raporton Gazeta Enigma.
Votimi për propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes.
Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.
Kjo pikë është shtyrë për një seancë të radhës./Gazeta Enigma/