Pa votat e VV-së, nuk miratohet rezoluta kundër shtrenjtimit të energjisë

Pa votat e VV-së, nuk miratohet rezoluta kundër shtrenjtimit të energjisë

Në seancën e cila po mbahet sot (e mërkurë), është shtyrë votimi i rezolutës së opozitës kundër shtrenjtimit të energjisë, raporton Gazeta Enigma.

Votimi për propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes.

Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Kjo pikë është shtyrë për një seancë të radhës./Gazeta Enigma/

Related Articles