Paçarizi: Gjuha e Kurtit ndaj SBAShK-ut, shqetësuese dhe bullizuese (VIDEO)

Paçarizi: Gjuha e Kurtit ndaj SBAShK-ut, shqetësuese dhe bullizuese (VIDEO)

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se gjuha e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në njëfarë mënyre emitoi fjalët e kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është shqetësuese dhe bullizuese.

“Për mua ka qenë shumë shqetësuese gjuha e kryeministrit Kurti, e cila ishte bullizuese në raport me udhëheqjen e SBAShK-ut.  Ghuha bullizuese e Kurtit ndaj Rrahman Jasharit është vazhdim i gjuhës bullizuese që është përdorur ndaj tij”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosova.

Paçarizi tha se kjo gjuhë e kryeministrit është vazhdimësi e diskursit të tij.

“Është vazhdimësi e diskurstit të zotit Kurti, i cili kur nuk ka argumente, e nxjerrë njëfarë gjuhe infantile me stërkeqje fonetike të fjalëve, për me i sulmu kundërshtarët”, shtoi Paçarizi.

Related Articles