Një rast i çuditshëm ka ndodhur shtunën pasdite, në fshatin Babush në Ferizaj, ku një shofer kërkoi ndihmën e Policisë, pasi nuk e gjeti veturën ku e kishte parkuar.
Pasi viktima e raportoi rastin, Policia u aktivizua, me ç’rast vetura u gjet në një lagje të Prishtinës, të dielën në mëngjes.
Burimet nga Prokuroria thonë për Sinjalin se pas identifikimit të personit të dyshuar, i njëjti doli të jetë një pacient i Entit Special në Shtime, i cili kishte arritur të ikë nga ky institucion.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për B.A., i cili e kishte vjedhur veturën dhe më pas është larguar nga Ferizaj në drejtim të kryeqytetit.
Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti, ndërsa i dyshuari të kthehet sërish në Institutin special.