Pacolli: Dallimi i autobusëve në shtetet evropiane në krahasim me ata nga Kosova është i madh

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, thotë se dallimi i autobusëve në shtetet evropiane në krahasim me autobusët nga Kosova, sa i përket kushteve dhe aplikimit të rregullave, është i madh, raporton Gazeta Enigma.

Duke përmendur mungesën e rripave të sigurisë dhe ulëset e dëmtuara, ajo thekson se nuk është shërbim bartja e udhëtarëve por biznes.

“Udhëtimi me autobusë nga Kosova në qytetet e Evropës dhe anasjelltas është sikur të shkosh në një dasëm. Muzika tallava e nganjëherë edhe tymi i cigares e bëjnë atomsferën të duket sikur je në një aheng familjar e jo në një udhëtim ku ka rregulla e siguri”, shkruan ajo tutje.

Pacolli shton se kjo temë do të trajtohet në Komisionin Parlamentar për Mjedis dhe Infrastrukturë.

"Sikur udhëtarët të kishin vendosur rripin e sigurisë…" Unë kam udhëtuar shumë shpesh nga Prishtina me autobus në…Posted by Fitore Pacolli on Tuesday, July 27, 2021

Related Articles