Mërgimtarët që shpëtuan nga aksidenti tragjik nisen drejt Kosovës në orën 16:30

Mërgimtarët që shpëtuan nga aksidenti tragjik nisen drejt Kosovës në orën 16:30

Për pak orë, një pjesë e udhëtarëve që panë tmerrin me sy por fatmirësisht shpëtuan pa lëndime të mëdha nga aksidenti i së dielës në Kroaci, do ta vazhdojnë sot rrugën e lënë përgjysmë në mënyrë tragjike mëngjesin e hershëm të së dilës.

26 udhëtarë që shpëtuan mrekullisht nga aksidenti që i la të vdekur 10 persona që ishin brenda me ta, do të nisen për në Kosovë në orën 16:30, raporton Index.hr

“Sot në 16:30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do të dërgohen në Osijek, ku po i pret një aeroplani që do të niset për në Prishtinë”, thuhet në një deklaratë nga Qarku Brod-Posavina, ku po qëndrojnë ata që pësuan më së paku nga ky aksident i tmerrshëm.

Dy ambulanca janë siguruar po ashtu për ta bërë transportin e disa të lënduarve në Zagreb.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili tha se sonte po përgatitet kthimi i mërgimtarëve në Kosovë.

Të nderuar qytetarë,Të dashur bashkëatdhetarë,Këto ditë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla…Posted by Arben Vitia on Tuesday, July 27, 2021

Related Articles