Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se shumë shpejt Kosovën do ta njohin dy shtete të mëdha.
Pacolli tha se emrat e këtyre shteteve do të bëhen publike në ditët vijim.
“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike. Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dfhe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, tha Pacolli në një intervistë për Euronews Albania.